Studio

Një studio e vogël, projekte të mëdha.

MATMAR Architecture është themeluar në vitin 2010 në Tiranë me një bindje të thjeshtë: arkitektura nuk është stil, është mënyra si njerëzit jetojnë brenda saj. Në mbi 15 VITE praktikë kemi realizuar më shumë se 1300 projekte, nga shtëpi private tek hotele dhe rezidenca.

Nga shtëpitë private në Tiranë, Shkodër dhe Rivierën shqiptare, tek projekte në Kosovë, Austri, Mbretëri të Bashkuar dhe Kanada, një gjuhë e vetme: qetësia, materiali dhe drita.

Duart e arkitektit duke skicuar planin
Filozofia

Formë e qetë. Detaj i palodhur.

Vendi së pari

Çdo projekt lind nga toka: klima, drita, pemët, fqinjët, historia e vendit.

Materiali i vërtetë

Gurë, dru, metal, suva, materiale që plaken bukur dhe tregojnë kohën.

Klienti si bashkëautor

Ju e njihni jetën tuaj më mirë se kushdo. Ne dimë ta përkthejmë atë në hapësirë.

Ekipi

Arkitektë, dizajnerë, mbikëqyrës.

Matmar Studio
Drejtimi Arkitektonik
Tiranë
Projektim & Interior
Ekipi i Dizajnit
Tiranë · Milano
Zbatim & Kantier
Menaxhim Ndërtimi
Shqipëri · Italia